Sport

Bën gjestin e VAR, edhe pse ai nuk ekziston. Arbitri kolumbian “pushton” botën me gafën e tij (video)

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 09 April 2019

ë bësh gjestin e VAR-it, edhe pse ai nuk ekziston. Kjo është ajo që ndodhi në orët e fundit në Kolumbi, kur gjyqtari Wilmar Roldan bëri gjestin e njohur, që tani të kujton menjëherë ndihmën e video-arbitrazhit. Momenti i veçantë u shënua gjatë ndeshjes mes Atletico Bucaramanga dhe Independiente Santa Fe, e vlefshme për javën e 14-të të “Primera A”.

“Bilbili” ndërkombëtar, duke dyshuar për ndonjë pozicion të mundshëm jashtë loje të lojtarit të Atletico Bucaramangas, u konsultua fillimisht me kolegun e linjës (i cili nuk e kishte sinjalizuar për gjë) dhe më pas e “verifikoi” golin, pasi bëri me gishta gjestin e VAR.

Shumë e çuditshme, për shkak se VAR-i në Kolumbi nuk është aplikuar ende. Kjo është arsyeja pse gabimi i Roldan bëri xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale, me videon përkatëse.

-Advertisement-

Një vendim, i cili, fatmirësisht, rezultoi të ishte i saktë, duke pasur parasysh se Nunez ishte në një pozicion të rregullt në kohën e pasimit nga shoku i tij. Lojtari në fjalë, gjithashtu, shënoi golin e dyfishimit të epërsisë në minutën e 86-të, duke i siguruar Atletico Bucaramanga fitoren 2-1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera