Lajme

Ben Blushi hedh poshtë lajmin e rremë për ofendimin e Arbana Xharrës

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 09 May 2017

Sot është bërë një publikim nga llogaria me emrin e Ben Blushit në Twitter ku thuhej se politikani i njohur nga Shqipëria ka ofenduar rëndë Arbana Xharrën pas aderimit të saj në PDK.

Duket se mediat shqiptare kanë rënë pre e “fake news” (lajmeve të rrejshme), pasi ky lajm nuk ka qenë i vërtetë.

Në një prononcim për Klan Kosovën, Ben Blushi e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

-Advertisement-

“Dua të sqaroj publikisht se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter dhe kushdo ka bërë këtë shënim nuk është Ben Blushi, por një mashtrues i panjohur dhe i pabesë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera