Rozë

Ben Affleck dhe e dashura kalojnë verën bashkë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 03 July 2018

Një vit pasi e bënë lidhjen e tyre publike, Ben Affleck dhe Lindsay Shookus po i kalojnë pushimet verore bashkë.

Ylli i Justice League, 45 vjeçari që sapo ka përfunduar xhirimet e filmit të tij, Triple Frontier, në Hawaii është shumë mirë, ka thënë një burim për revistën People.

“Ai duket shumë i lumtur që Lindsay është në Los Angeles tani”, ka thënë ky burim.

-Advertisement-

Affleck dhe producentja e Saturday Night Live së fundmi ditëve të fundit janë parë disa herë së bashku duke shijuar edhe një darkë së bashku me prindërit e Shookus, transmeton Klan Kosova.

38 vjeçarja është duke qëndruar kohë pas kohe në shtëpinë 19 milionë dollarëshe të Affleck, ashtu sikur edhe në shtëpinë e saj në L.A gjatë verës.

Në ndërkohë, ajo jeton në New York dhe do të kthehet atje kur sezoni i ri i Saturday Night Live do të kthehet në vjeshtë.

Tani për tani, ajo dhe aktori po kalojnë kohë së bashku, kur të dy janë më të lirë me obligimet e tyre në punë.

Një burim i afërt me aktorin ka thënë se ai po përpiqet që në të njëjtën kohë të kalojë kohë me fëmijët e tij – vajzat Violet (12), Seraphina (9) dhe djali Samuel (6) që i ka me ish-bashëkshorten e tij, Jennifer Garner, e cila nuk është takuar akoma me Shookus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera