Rozë

Bella Hadid akuzohet për ndërhyrje estetike

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 05 April 2018

Në ditët e sotme ndërhyrjet estetike janë kthyer në trend dhe nuk dimë më të dallojmë se çfarë është natyrale dhe çfarë jo.

Kendall Jenner dhe Bella Hadid janë dy prej modeleve më të famshme dhe më të kërkuara të momentit, por pamja e tyre diskutohet shpesh nga fansat nëse kanë kryer apo jo operacione plastik, përcjell “Zëri”e.

Me një koment të tillë është përballur modelja Bella Hadid dhe nuk është menduar dy herë para se t`i përgjigjej.

-Advertisement-

Një llogari fansash ka publikuar një foto të modeles së bashku me një foto të mikes së saj Kendall Jenner, duke shtruar pyetjen: “Kendall apo Bella”? Njëra prej komentueseve kishte shkruar: “Të dyja janë false, në fillim kanë bërë hundën, pastaj buzët dhe të mos harrojmë mollëzat. Paratë mund t`jua japin një fytyrë të re, por asnjëherë një personalitet më të mirë, gjë për të cilën këto dy vajza kanë nevojë.

“Bella i është përgjigjur menjëherë: “Sikur të mund të njihje personalitetin e njërës prej nesh. Bekime zemër! Xhelozia është një thirrje për ndihmë dhe do të doja shumë të të ndihmoja”.

Modelja ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pas publikimit të këngës “Wasted time” nga ish i dashuri i saj The Weeknd, pasi u përfol se kjo këngë i është kushtuar Bellas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera