Sport

Belgjika shënon fitore ndaj Anglisë, rënditet e treta në Botëror (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 14 July 2018

Ka përfunduar takimi ndërmjet  Belgjikës dhe Anglisë, shkruan GazetaFokus.

Belgjika ka shënuar fitore ndaj Anglisë në takimin e vlefshëm për pozitën e tretë të Kampionatit Botëror Rusia 2018-të.

LEXO EDHE: Ky është premtimi i çmendur i kroatëve nëse e fitojnë Kupën e Botës

-Advertisement-

Belgët kaluan në epërsi me golin  e shënuar nga Thomas Meunier në minutën e 4-të, ndërsa në 2:0 epërsinë dhe golin e fitores e shënoi Eden Hazard në minutën e 82-të.

FOTO: Momenti i shënimit të golit nga Eden Hazard

Belgjika me këtë fitore është rënditur e treta në Botëror, Anglia është rënditur e katërta, ndërsa finalja ndërmjet Kroacisë dhe Francës zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 17:00.

FOTO: Momenti i shënimit të golit nga Thomas Meunier

Stadiumi Saint-Petersburg, Belgjikë- Angli rezultati final  2:0. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera