Belgjika konfirmon përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 17 September 2021
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.
Së bashku diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët duke u fokusuar në ekonomi dhe tregti.
“Ministrja Gërvalla theksoi përkushtimin e Qeverisë së re për të krijuar klimën e përshtatshme për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe në këtë pikë diskutuan për storiet e suksesit të bashkëpunimit tregtar mes Kosovës dhe Belgjikës, dhe rëndësinë e promovimit të tyre me qëllim të krijimit të mundësive të reja”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Po ashtu u theksua edhe nevoja e finalizimit të marrëveshjeve bilaterale të cilat janë duke u diskutuar mes dy shteteve.
Tutje ministrja Gërvalla foli për prioritetet e politikës së jashtme dhe zhvillimet aktuale në vend. Me këtë rast, palët diskutuan edhe për çështje rajonale dhe për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.
Nga ana e tij, Sassel theksoi se Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...