Sport

Belgjika e mposhtë Danimarkën me përmbysje rezultati

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 17 June 2021

Kombëtarja e Belgjikës e ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në Kampionatin Evropian të futbollit ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Belgët kësaj radhe e kanë mposhtur Danimarkën me përmbysje rezultati nga 1-0 në 1-2, në takimin e vlefshëm për raundin e dytë në Grupin B.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Parken Stadium’ në Kopenhagë, ndeshjen furishëm e nisën danezët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e dytë.

-Advertisement-

Ishte sulmuesi i Leipzigut, Yussuf Poulsen, ai i cili realizoi për rezultatin 1-0.

Me pas kur po luhej minuta e 10’, ndeshja u ndal për pak çaste, ku futbollistët e të dy kombëtareve së bashku më të gjithë të pranishmit në stadium duartrokiten për një minutë për ta nderuar Christian Eriksenin, i cili në takimin me Finlandën pësoi sulem në zemër.

45 minuta e parë u mbyllen me shifrat 1-0 për Danimarkën, kurse në pjesën e dytë belgët arritën ta përmbysnin rezultatin.

Inkuadrimi në lojë i mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, solli freski të Belgjika, ku në minutën e 55’ arritën ta barazonin rezultatin 1-1 me anë të Thorgan Hazardit, i cili i asistua nga De Bruyne.

Futbollisti i Cityt nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 70’ arriti të shënonte golin e fitores (1-2) për belgët.

Pas këtij triumfi, Belgjika e ka siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt, pasi renditet e para në Grupin B me 6 pikë, kurse Danimarka mbetet e fundit me 0 sosh dhe ka gjasa minimale që të kualifikohet tutje.

Ndeshjen e radhës belgët e luajnë ndaj Finlandës, kurse danezët do të takohen me Rusinë./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera