Lajme

Bekim Jashari: Specialja nuk mund të dënojë ish-komandantin e UÇK-së, në emër të popullit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 16 December 2022

Ish-kryetari i Skenderajt dhe djali i komandantit legjendar, Hamëz Jashari, Bekimi, ka thënë se Gjykata Speciale nuk mund të dënojë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në emër të popullit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, Jashari ka thënë se komandant “Cali”, po dënohet në emër të misioneve serbo-sllave për të barazuar krimin me viktimën.

“Gjykata Speciale nuk mund të dënojë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali në emër të popullit të Kosovës sepse populli i Kosovës është vet UÇK-ja.

-Advertisement-

Ai po dënohet në emër të misioneve serbo-sllave për të barazuar krimin me viktimën, pra kriminelët e Serbisë që edhe sot shëtitin lirshëm po tentojnë t’i barazojnë me çlirimtarët tonë”, ka shkruar Jashari.

Ish-kryetari i Skenderajt ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tonë në njërën anë dhe propagandave serbe që nuk u ndalën asnjëherë kundër nesh.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tonë në njerën anë dhe propagandave serbe që nuk u ndalën asnjëherë kundër nesh përderisa ne dhe “akademikët” tonë nuk bëjmë sa duhet në dokumentimin e luftës sonë të drejtë.

Kjo që po ndodhë sot a është e mjaftueshme për t’i bindur udhëheqësit tonë për unitet apo duhet të shpallemi kriminelë për të na bërë bashkë kundër misioneve që dëshirojnë dështimin e shtetit tonë”, ka shkruar Jashari.

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, u dënua sot nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera