Lajme

Bekim Jashari reagon pasi Specialja i dënoi Gucatin e Haradinajn

Autori: Ermirë Berisha 15:23 | 18 May 2022

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konsideruar të padrejtë  vendimin për dënim nga Gjykata Speciale për dy ish-krerët e OVL-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.

Jashari përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se me shqetësim e ka marrë këtë lajm dhe se ky dënim prej 4 vjet e gjysmë burg është i padrejtë.

Ai gjithashtu ka shtuar se beson në drejtësi duke u kërkuar dy luftëtarëve të qëndrojnë të fortë ku sipas tij kjo padrejtësi do të përfundojë shumë shpejtë.

-Advertisement-

“Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në mënyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Postimi i plotë:

Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tonë
Me shqetësim mora lajmin që dy luftëtarët e Lirisë, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në mënyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj.
Uroj që në Apel të përmirësohet ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të Lirisë.
Miq të mi, Hysni dhe Nasim vazhdoni të mbeteni të fortë, kjo padrejtësi do përfundojë dhe ne do shihemi shpejtë në Kosovën tonë të dashur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera