Lajme

Bekim Jashari reagon pas kritikave për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 28 November 2020

Familja Jashari nga Prekazi ndihet falënderuese që në Ditën e Flamurit kosovarët po mendojnë për të bëmat e paraardhësve të tyre.

Nipi i Adem Jasharit, Bekim Jashari, ka folur pas kritikave rreth shtatores së komandantit legjendar e cila u zbulua sot në Prizren.

“Ne shqiptarët jena mësuar veç kritika me dhënë gjithë”, nisi Jashari.

“Unë mendoj se sot e ka pasur vlerën e vetë, simbolikën e vetë në këtë datë të caktuar, në ditëlindjen e tij, në ditën e Flamurit. Unë isha atje dhe i falënderova të gjithë edhe skulptorin për punën që ka bërë”, tha Jashari në Kanal10.

Ai tregoi se ishte pak mbi 18 vjeç kur u nda nga axha për të marrë rrugën e Gjermanisë.

“E ka simbolikën e vetë dhe nuk kisha dashtë me u marrë shumë me thashethemet e njerëzve”, tha Jashari.

Të tjera