Lajme

Bekim Jashari: Me vjedhje votash e presion te votuesit iu vodh fitorja idealit të Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 17 October 2021

Kandidati për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se me vjedhje votash, shantazhe e blerje të votës, idealit të Drenicës iu vodh fitorja.

Ai ka thënë po ashtu se gjatë ditës janë raportuar raste të fletëvotimeve të pavulosura në 11 qendra votimesh, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se atë dhe subjektin e tij e ka penalizuar edhe mungesa e komisionerëve nëpër vendvotime.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë,

Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.

Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.

Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.
Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.

Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.

Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri.

I juaji çdo herë Bekim Jashari!”, ka shkruar Jashari në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera