Lajme

Bekim Jashari i pa kënaqur me institucionet për të pagjeturit

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 14 October 2020
Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari, me anë të një statusi në Facebook ka bërë me dije se ka takuar përfaqësuesit e Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur si dhe familjarët e të pagjeturve, shkruan Gazeta inFokus.
Jashari u ka thënë atyre se është i pakënaqur me punën që po bëjnë institucionet qendrore për zbardhjen e fatit të pagjeturve.
Statusi i plotë:
“Sot së bashku me zyrtarë komunal, pritem në takim përfaqësuesit e Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur si dhe familjarët e të pagjeturve, me të cilët biseduam rreth trajtimit që po u bëhet këtyre familjeve nga ana e institucioneve të Kosovës.
Gjatë këtij takimi shpreha edhe një herë pakënaqesinë që kam ndaj institucioneve qendrore të cilat nuk kanë bërë aq sa duhet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Si kryetar i komunës, tregova gatishmëri të plotë se do të jemi afër çdo familje që ka nevoj, e po ashtu ne si komunë jemi të hapur për bashkëpunim në mënyrë që sa me parë ta mbyllim këtë plagë të madhe të shoqerisë sonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera