Lajme

Bekim Jashari flet për raportet e tij me Lushtakët

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 21 October 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe njëherit djali i ish-kryetarit të komunës së Skenderajit, Mërgim Lushtaku ditë më parë ishte ankuar për raportet mes tyre dhe kryetarit aktual, Bekim Jashari.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, thotë se sa herë që janë takuar mes vete kanë zhvilluar biseda të zakonshme.

“Herën e fundit që jemi takuar ka qenë data 5 tetor në rivarrimin e dëshmorëve, jam takuar me të dytë edhe me Samiun edhe Mërgimin, kemi folë krejt normal”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

-Advertisement-

Jashari thotë se kanë raporte të mira me familjen Lushtaku, dhe se çdo herë u ka bërë ftesë për takime.

“Personalisht, s’kam raporte të këqija në jetën private, edhe kush sa herë më ka thirrë ja kom hapë telefonin, përkundrazi sa herë jemi taku kemi folë, i kam thënë që du me dal ose je i mirëseardhun kur të duash. Edhe me Saminë edhe me Mërgimin s’kam kurgjo të keqe, të paktën unë aq sa di”, ka shtuar ai gjatë bisedës.

Megjithatë, Jashari thotë se primare për të është të merret me problemet e qytetarëve dhe jo me thashetheme.

“Se kam plan me u marr me askënd, e kam plan me i grahë punës tem për qytetarët e vendit dhe se kam plan me u marr me thashetheme të secilit, por ku ka desht me ardh me u taku ka ardh me më taku derën qel e ka pas dhe e ka, ka ardh qytetari i thjesht jo këta për shembull. “, ka theksuar ai.

Ndryshe, vlen të përmendim faktin se ka qenë Mërgimi ai i cili ditë më parë ishte ankuar për mos hapje të telefonatave nga ana e Jasharit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera