Lajme

Bekim Jashari bashkë me Halil Kastratin shkojnë në Medine për “umre”

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 09 December 2022

Bekim Jashari, ish-kryetar i Skënderajt, dhe djali i heroit Hamëz Jashari, ka udhëtuar në Medine, njërin nga dy qytetet e shenjta të komunitetit mysliman.

Ai atje po qëndron bashkë me Halil Kastratin, hoxhë i njohur, i cili në fakt e ka publikuar një fotografi.

Në fotografinë, që z. Kastrati e publikoi, Bekim Jashari shihet i veshur me “xhelabije”, pra fustanellën arabe, që zakonisht vishet në vizitat në Mekë e Medine.
Sipas mbishkrimit, z. Jashari e ka kryer umren, që është vizita e Qabes jashtë kohës së haxhit.

-Advertisement-

“Bashke me Bekim Jashari ne Umre

Zoti na pranofte!” – shkroi ai në fotografinë e publikuar, që për 1 orë ka marrë hiç më pak se 11 mijë pëlqime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera