Sport

Bekim Isufi tregon arsyet pse humben ndaj Llapit

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 21 November 2021

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje ndaj Llapit me rezultat 4-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, i cili ka treguar arsyet pse pësuan disfatë ndaj llapjanëve.

‘E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore. Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë. Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona. Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet’, ka thënë Isufi.

Pas kësaj humbje Ballkani renditet i treti me 24 pikë, kurse Llapi i katërti me 21 sosh./Gazeta inFokus/

 

Të tjera