Sport

Bekim Isufi: Klubet i kanë marruar të gjitha masat kundër virusit dhe lojtarët janë vetëdijesuar

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 29 September 2020

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Isufi, ka deklaruar se klubet e Superligës i kanë marrë të gjitha masat për tu mbrojtur nga koronavirusi, shkruan Gazeta inFokus.

Isufi ka thënë se tashmë edhe lojtarët janë vetëdijesuar me situatën pandemike.

“Mendoj se klubet i kanë marrë të gjitha masat për të mos patur ndonjë infektim, përkundër që është duke u luajtur dy herë në javë. Me kalimin e kohës me duket se janë vetëdijesuar edhe lojtarët dhe janë duke u kujdesur për të mos u ekspozuar shumë, kështu që në masë të madhe është me ndryshe se që ishte në fillim mbas pandemisë”, deklaroi ai për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Isufi në vitin 2018 e fitoni Superligën e Kosovës me skuadrën e Dritës, ndërsa së fundmi ka qenë trajner i Ferizajt.

Ai aktualisht nuk është duke udhëhequr ndonjë klub, por herë pas herë analizon ndeshjet e elitës në debate sportive në televizionet kosovare./Gazeta inFokus/

Bekim Isufi nuk është më trajner i Dritës - Rajonipress.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera