Lajme

Bekim Haxhiu tregon nëse PDK’ja do të hyjë në koalicion me VV’në

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 23 February 2021

Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Bekim Haxhiu – Kamishi, në emisionin DPT te Fidani në T7, është pyetur për mundësinë që partia e tij të futet në koalicion me VV’në për të qeverisur, shkruan Express.

Haxhiu ka thënë se diçka e tillë nuk është diskutuar brenda strukturave të PDK’së, megjithatë qëndrimi i partisë së tij është të qëndrojë në opozitë.

“Nuk është diskutuar një gjë e tillë brenda strukturave të PDK’së. PDK’ja është partia më e madhe opozitare, qëndrimi ynë është që të jetë në opozitë”, është shprehur Haxhiu.

-Advertisement-

Tutje, Haxhiu është pyetur nëse PDK’ja ka pasur oferta për një bashkëpunim të tillë me VV’në.

“Nuk kam informacione të tjera”, shtoi Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera