Lajme

Bekim Haxhiu ri-propozon tërheqjen e Trustit deri në 30%

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 13 February 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ri-propozuar tërheqjen e Trustit deri në 30%, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij kjo duhet të ndodh për shkak të shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit.

“Me kërkesë të shumë qytetarëve ri-propozoj: Tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30%. Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është nëse e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30%”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

-Advertisement-

Gjithashtu, Haxhiu tha se këtë ri-propozim po e bën me kërkesë të qytetarëve, derisa ka bërë edhe ndarjen se nga sa përqind të Trustit duhet të përfitojnë qytetarët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera