Lajme

Bekim Haxhiu: Këta që po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore po frikësohen për veti

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 20 August 2023

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka kritikuar dosjen e Prokurorisë lidhur me aferën e vajit, grurit dhe sheqerit. Tha se malli i blerë që mungon është në vlerë 300 mijë euro e jo 600 mijë.

Rreth kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ku ka thënë se për matermatikën e hajnisë Armend Muja është ekspert.

Haxhiu tutje ka thënë se këta që po sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore nuk e kanë për “Ridin” por po frikësohet për veti.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Për “matemeatikën e hajnisë”, Armend Muja është ekspert!

Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti.

Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit.

Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera