Lajme

Bekim Haxhiu i kërkon Albin Kurtit që qytetarët të marrin dozën e dytë të vaksinës pas 21 ditësh

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 05 May 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu pas rifillimit të vaksinimit me vaksinat Pfizer ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të garantojë qytetarët se do të marrin dozën e dytë pas 21 ditëve.

Haxhiu ka shkruar në Facebook, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka kontratë për furnizm me vaksina.

“Sipas MSH sot rinisë vaksinimi me 4680 dozat të e vaksinave Pfizer.

-Advertisement-

Në kushte normale, sipas planit të vaksinimit 4680 doza të vaksinave do të shpenzoheshin për 4-5 orë.

Faleminderit Bashkimit Evropian dhe Austrisë për donacionin prej 4680 vakisna Pfizer tani dhe 95 mijë vaksinave deri në fund të muajit gusht, ngase Qeveria Kurti ka dështuar në sigurim të vaksinave.

Para fillimit të vaksinimit me Pfizer MSH duhet të garantoj se qytetarët do të mund të marrin dozën e dytë pas 21 ditëve.

Pasi që Kosova është vendi i vetëm në Evropë qe nuk ka kontratë për furnizm me vaksina, duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina Pfizer”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera