Lajme

Bekë Berishën apo Ilir Feratin? Kë e votuan bashkëfshatarët e Ibrahim Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 15 November 2021

Jo rrallë herë fushata e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur e ka përfunduar me emrin e ish presidentit Ibrahim Rugova, e sidomos në komunën e Istogut prej edhe nga vjen lideri i parë i kësaj partie.

Mirëpo në bazë të të dhënave të KQZ-së fshati Cërrcë ku edhe ka lindur Rugova kësaj here besim të madh i dhanë edhe AAK-së e kandidatit të tyre Bekë Berishës.

Ani pse nga tre vendvotime në këtë fshat në të gjitha i pari doli Ilir Ferati i LDK-së, numër të konsiderueshëm votash mori edhe Berisha.

-Advertisement-

Ferati arriti të marrë 200 vota më shumë se kandidati i AAK-së.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Ilir Ferati mori 586 vota në fshatin e Rugovës, derisa kundër kandidati i tij në balotazh pati 386 vota.

Në vazhdim mund të shihni rezultatet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera