Bekë Berisha nuk mërzitet për Xhelal Sveçlën, sërish i thotë “Sfeklla”
Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 12 October 2021
Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, Bekë Berisha, pas tensioneve të krijuara në këtë komision ka thënë se nuk do t’i kërkojë falje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
“Jo, nuk i kërkoj falje zotit ‘Sfeklla’. Zoti ‘Sfeklla’ duhet me pasë kujdes, i din rregullat, kur vjen aty nuk duhet me provu me prishë situatën përndryshe interesimi jonë ka qenë veç për me u përgjigj, unë pyetjet ia kam nda, pres me u përgjigj ose përndryshe do të thërrasim ministrin në interpelancë”, ka thënë Berisha gjatë një lidhjeje direkte në Info Magazinë.
Sipas Berishës, ministrin dhe drejtorin e policisë i kishte ftuar ndaras nga njëri-tjetri për të raportuar, andaj sipas tij ata nuk do të duhej të shfaqeshin bashkë, sepse siç thotë Berisha, Sveçla e paraqiste drejtorin si të ishte staf i tij.
“S’kam pasë pse me hi te rendi i ditës kur m’u kanë shfaqë të dy bashkë duke e paraqit drejtorin e policisë si staf të kabinetit. Aty kam reagu pastaj ka fillu shou i ministrit bashkë me deputetët e pozitës edhe kam reagu ashtu si kam reagu”, ka thënë Berisha.
“Kam bërë ftesë për ministrin në ora 10 edhe kam bërë ftesën për drejtorin në orën 11, do të thotë kam pritë që ministri të raportojë në ora 10 kurse drejtori i policisë ndaras në ora 11”, ka vazhduar ai.
Sipas tij, ky është skenar i përgatitur nga deputetët e Vetëvendosjes të cilët po e përdhosin mbikëqyrjen parlamentare mbi institucionet e sigurisë duke improvizuar takime dhe raportime të qeverisë vetëm me deputetët e tyre.
Berisha për situatën e krijuar në veri javë më parë ka thënë se qeveria e tanishme e ka kthyer rezolutën 1244.
“Çdo respekt për Policinë e Kosovës, mirëpo Policia e Kosovës është turpëru pa fajin e saj nga strukturat paralele. Kjo qeveri e ka kthyer rezolutën 1244, e kanë kthy prapa. Unë kam dëshirë me pyet Enver Dugollin a guxon Policia e Kosovës me shku me zbatu ligjin edhe a duhet me pyet naj kon, edhe a ka naj operacion së shpejti në veri të Kosovës?”
Ai më tutje nuk e vazhdoi dot debatin me Dugollin, pasi sipas tij ky i fundit nuk paraqet as mendimin e as unin e tij personal.
“Unë u lajmërova këtu veç për korrektësi për qytetarët e Kosovës, përndryshe unë po dal tash e le të kukurizet Enveri tash”, ka përfunduar Berisha.
Të tjera
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...