Lajme

Bekë Berisha në Istog: Ka një kërkesë për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 22 September 2019

AAK-PSD, për 100% shtet Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Bekë Berisha, është takuar mbrëmjen e së shtunës me strukturat dhe përkrahësit e kësaj partie në Istog.

Me këtë rast, ai ka kërkuar mobilizim më të madh për fitoren e koalicionit AAK-PSD, për 100% shtet.

Berisha ka lavdëruar qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se mori veprime konkrete si formimi i Ushtrisë së Kosovës, ruajtja e Kosovës nga ndarja e vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

-Advertisement-

Berisha, në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputet të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi dhe Gani Dreshaj, i cili ka marrë mbështetje të fuqishme për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera