Lajme

Bekë Berisha kundër masave: Mbyllja nuk është zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 10 April 2021

Bekë Berisha, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot në qytetin e Istogut, ka vizituar bizneset, kryesisht sektorin e Gastronomisë për t’u njoftuar nga afër me situatën pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e këtij sektori ekonomik.

Berisha tha se vlerësimi i deritanishëm është se sektori i gastronomisë i ka mbijetuar me vështirësi gjendjes pandemike.

“Ky sektor, që i ka mbijetuar me shumë vështirësi gjendjes pandemike dhe masave të ashpra, është para falimentimi. Vendimi për t’i lënë hapur ‘merr e shko’ është vendim që Gastronomia të punojë me humbje.

-Advertisement-

Spektaklet duhet të përfundojnë, këto biznese të vogla duhet t’i ipet mbështetja financiare direkte, pa spektakle por me veprime konkrete.

Mjaft me fjalë, lironi e transferoni mjetet.

Mbyllja nuk është zgjidhje, mbështetja e shtetit me financa dhe vakcinimi është zgjidhja”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera