Lajme

Bekë Berisha kërkon nga Policia e Kosovës që të marrë në mbrojtje Rrahman Jasharajn

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 15 September 2022

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës të e mbrojë kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo kërkese erdhi pasi që Jasharaj ishte sulmuar nga një prind në takimin ku kishte pasur me mësimdhënësit në shkollën, ”Ismail Qemajli”, në Prishtinë, e ku sipas Berishës faji për grevat nuk është i kryetarit të sindikatës por i qeverisë.

“Nga kryeministri kërkojë përgjegjësi që fëmijët po na rrinë në shtëpi. Po ashtu kërkojë nga Policia e Kosovës që të merr në mbrojtje Rrahman Jashari… pasi që në këtë situatë të ndishme të sigurisë ku po sulmohemi për çdo ditë nga shumë dimensional nga lufta hibride e duhet të kemi kujdes të madh pasi që këtë situatë mundet me e shfrytëzu armiku pastaj, këto kundërshtime tonat mundet me i sulmu një person edhe tani dalim në një situate tjetër, i e lus Policinë e Kosovës organet e rendit për me i marr këto vërejte si serioze dhe me vepru”, ka deklaruar Berisha në seancën e Kuvendit gjatë diskutimeve të deputetëve./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera