Lajme

Bekë Berisha kërkon llogari nga Kurti e Sveçla se çka po ndodh në Veri

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 04 April 2020

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se Qeverisë Kurti nuk i ka interesuar çfarë po ndodh në veri të Kosovës.

Ky reagim i deputetit të AAK’së ka ardhur pasi në disa komuna veriore me vendim të Serbisë kanë hyrë në karantinë pasi atje është lajmëruar koronavirusi.

“Absolutisht që nga fillimi nuk i ka interesuar fare se çka po ndodh në veri, përveç një deklaratë që e ka dhënë, ka thënë Serbia nuk bën me e shikuar Kosovën me turbi ushtarake edhe ma nuk u marrë atje”, ka thënë Bekë Berisha për Gazetën Sinjali.

-Advertisement-

Deputeti i AAK-së ka thënë se është shpallë gjendje e jashtëzakonshme nga strukturat paralele dhe për këtë Qeveria Kurti as nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

“Është vendosë gjendje e jashtëzakonshme nga strukturat paralele apo nga Serbia. Janë karantiu njerëzit dhe funksionojnë me rregulla të Serbisë, qeveria nuk e ka fol asnjë fjalë, as ministri i Punëve të Brendshme”, ka deklaruar më tej Berisha.

Bekë Berisha ka theksuar se Albin Kurti problemin më të madh e ka pushtetin dhe luftimin e kundërshtarëve politik.

“Forcat serbe kanë hy në një fshatë në Karaçevë atje, as për ata nuk ka thënë as një fjalë d.m.th. për shumë gjana kanë ndodh edhe nuk janë përgjigjë fare. Zoti Kurti problemin e madh e ka pushtetin, egocentrizmin, luftën e brendshme me oponentët politikë. Nuk e ka problemin as të kufiri, as të veriu, as te zonat e tjera të Kosovës”.

Berisha është shprehur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e largoi taksën dhe është duke mashtruar se do të vendosë reciprocitet me Serbinë.

“Taksën e ka heq, u mbyt tu na thanë Serbia nuk kalon, Serbia kaloj, po mashtron tash jo du me e ba reciprocitetin, kjo është përrall, kemi të bëjë me një njeri që nuk i intereson fare, ky i kupton këto punë të shtetit, por ky luftën e ka më shqiptar me oponent politik, jo me Serbinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera