Lajme

Bekë Berisha: Glaukin njëherë SHIK-u e solli në AAK e tani e çoi në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 25 March 2020

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë që nënkryetari i Vetëvendosjes e ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfucën e mban mend në AAK kur ishte.

E në atë kohë thoë që aty e kishte sjellë SHIK-u, shkruan gazeta inFokus.

Madje thotë që pastaj Shërbimi Informativ i Kosovës e çoi në Vetëvendosje, pas AAK-së.

-Advertisement-

“Juve po ju rrxon profa i nderuar, nuk e di çka keni me neve, Glauku u kanë djalë i ri në Aleancë e kish pa qu SHIK-u aty e kom pas respekt për to, e dikur u largu prej aty e shkoj në VV me udhëzime të SHIK-ut, sot po e kursej po jo tjetër herë, unë as kolegtë e mi nuk e imagjinojmë me fol për diktaturë, kur është maru LDK ja kanë pa qit një dozë të madhe anti-diktaturë, e nuk mundeni as me ta, ka pas tendencë me ba diktaturë e me ndal fjalën, ju keni dashtë diktaturë ndaj LDK-së e po shihet që kjo mbeti veç tentativë, puçi është veç paranojë e Kryeministrit pasi nuk e argumentoj atë punë”, ka thënë Berisha./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera