Beka: Ka mungesë të zjarrfikësve, mosha mestare është 50 vjeç
Autori: Gazeta inFokus
22:04 | 05 April 2024
Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, ka folur për zjarret që kohëve të fundit po shpeshtohen në vendin tonë, ndërsa ka akuzuar institucionet që nuk po lejojnë marrjen e zjarrfikësve të rinj.
Ai tha se shkaktarë të zjarrit janë faktorë të ndryshëm. Përveç faktorit njeri, janë edhe një varg faktorësh të tjerë, nga dukuritë natyrore, teknologjia, lektriciteti, etj.
Beka foli për rastet e shkaktimit të zjarrit ditë më parë, por edhe sot, ku një objekt është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në afërsi të rrethit të Lipjanit, që sipas tij, ende nuk kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ngase, shtoi ai, ende nuk ka arritur të bëhet fikja e tërësishme e zjarrit.
Beka u shpreh kritik ndaj institucioneve shtetërore në rritjen e kapaciteteve të zjarrfikësve, ngase, sipas tij, inspektorë të parandalimit të zjarrit janë në minimum, duke shtuar se disa komuna nuk kanë fare inspektorë të tillë.
“Mungojnë edhe masat të cilat janë obligative që t’i kemi si masë preventive, duke filluar prej qasjes të automjeteve deri te objekti, mandej furnizimi me ujë, pajisja për fikjen e zjarrit, trajnimi i ekipit të zjarrfikësve”, tha Beka në “InfoPlus”, në RTK.
Ai potencoi se ndjehet mungesa e zjarrfikësve, të cilët janë të pakët në numër.
Beka tha më tej se përveç Prizrenit, të tjera komuna nuk kanë pranuar zjarrfikës të rinj, duke shtuar se ky shërbim duhet të fuqizohet, derisa vuri në dukje se mosha mesatare e tyre është 50 vjeç.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...

































