Bëji vetes këto 12 pyetje dhe zbulo nëse ke trauma nga fëmijëria
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-woman-looking-in-mirror-1701342996.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 30 November 2023
Mund të jetë e vështirë që të pranosh një traumë fëmijërie, veçanërisht kur e di historinë dhe origjinën e saj.
Në fakt, për shumë njerëz është më e thjeshtë që të qëndrojnë në mohim të vazhdueshëm dhe të mos e pranojnë se kanë një traumë që buron nga fëmijëria e tyre. Shpesh, ata përqafojnë mendësinë: “Edhe çfarë? Të gjithë kanë trauma”, ç’ka i mban ata të ngecur në mohim.
Sipas terapistes, Kaytee Gillis, është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se një histori traumatike sjell edhe fajin, pendesën dhe një sërë ndjenjash negative, por nëse këto ndjesi fshihen dhe shtypen, dalin në mënyra të papritura.
Shumë njerëz përjetojnë emocione negative kur duan që të shërohen prej traumave, të tjerë, mund të kenë vështirësi të tilla që provokojnë pasiguri, por sërish, traumat duhen zgjidhur.
Nëse mendon se ka një mundësi që traumat e së shkuarës të ndikojnë në jetën tënde, në të tashmen, disa pyetje mund të të ndihmojnë të identifikosh ndikimin e tyre. Qetësohu dhe bëji vetes këto pyetje:
1. Kur mendoj për fëmijërinë ndjej trishtim dhe pikëllim? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
2. A kam vështirësi në marrëdhënie me familjarët? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
3. Mendoj se njerëzit do të më braktisin?
(Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
4. A kam probleme me lidhjet miqësore apo romantike dhe mendoj se nuk do jem në gjendje të krijoj një raport të shëndetshëm?
(Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
5. A mendoj se nuk jam i/e mjaftueshëm/me në dashuri? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë).
6. A ka periudha të gjata kohore që s’i mbaj mend nga fëmijëria? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
7. E kam të vështirë të qëndroj me familjarët edhe për një kohë të shkurtër, pasi mund të ndihem sikur më kontrollojnë ose nuk më kuptojnë? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
8. Ndihem ndryshe, apo i shkëputur nga marrëdhëniet me të tjerët (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
9. Kam histori me përdorimin e substancave narkotike, alkoolin, apo edhe ushqimin e pashëndetshëm? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
10. E kam të vështirë t’u besoj njerëzve, pasi mendoj se do më zhgënjejnë në fund? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
11. A kam tendencën që të reagoj më shumë seç duhet (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
12. A kam qenë ndonjëherë i/e dhunuar seksualisht, emocionalisht, fizikisht, apo verbalisht nga dikush që supozohej të kujdesej për mua?
Përdori këto pyetje si një guidë për ta njohur më mirë veten. Nëse përgjigjet të lëndojnë, apo targetojnë një ndjesi ankthi tek ti, me shumë gjasa, është një histori e ndjeshme dhe një “zonë e prekur nga traumat”.
Është e rëndësishme të kuptosh se trauma do të manifestohet edhe në ngjarje që s’kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të, por sidomos në ato që të ngjallin kujtime dhe mendime të braktisjes, dhunës dhe shumë përjetime të tjera.
Në përgjigjen e pyetjeve nuk ka një mënyrë “të saktë” se si mund të ndihesh. Është okay të përjetosh ankth, të qash, ose të mos ndikohesh fare. Gjithsesi, përgjigju me sinqeritet.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/31-1.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...