Shëndetësi

Bëjeni vetë kremin kundër rrudhave

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 24 November 2017

Për fat të keq, shfaqja e rrudhave është e pashmangshme për të gjithë, dhe kjo sidomos prek gratë.

Kur përballemi me to, përpiqemi t’i largojmë duke përdorur kremëra të ndryshme, trajtime dhe metoda kozmetike.

Por madje edhe kremërat më të shtrenjta nuk garantojnë ngadalësimin e këtyre papërsosmërive kozmetike, veçanërisht sepse lëkura shpejt mësohet me këto kremëra dhe nuk prodhon gjithmonë rezultatet e dëshiruara.

-Advertisement-

Por, nëse nuk e keni ditur, ekziston një krem shumë efektiv kundër rrudhave e që për më tepër atë mund ta përgatitni në shtëpi, transmeton Klan Kosova.

Kjo recetë ka përbërës natyral, është shumë e thjeshtë dhe i përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës.

Ky krem shtëpiak është ideal për kujdesin e lëkurës: hidraton dhe ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës duke dhënë rezultate të dukshme edhe pas vetëm 7 ditë të përdorimit.

Përbërësit:

1 e verdhë e vezës

2 lugë gjelle vaj bajamesh (mund të zëvendësohet edhe me vaj ulliri)

Gjysmë luge gjelle mjaltë

2 lugë gjelle vazelinë medicinale

Përgatitja:

Shkrijeni vazelinën në avull për disa minuta. Më pas largojeni tenxheren ose enën ku është vazelina nga nxehtësia dhe shtoni mjaltën, të verdhën e vezëz dhe mjaltin.

Përzieni të gjithë përbërësit mirë derisa të krijoni një masë homogjene. Vendoseni këtë përzierje në enë të pastra, preferohet që të jenë kuti të vogla sikur të kremit që blihet me sasi prej 50 ml.

Vendoseni këtë krem në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore, pas 30 minutave që e vendosni krëmin, pastrojeni fytyrën me pambuk të lagur paraprakisht në ujë.

SHËNIM:

Ky krem ka nevojë që të absorbohet nga lëkura për rreth një orë, prandaj preferohet ta aplikoni të paktën dy orë para kohës së gjumit.

Kremi mbajeni në frigorifer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera