BE’ja kundërshton Ushtrinë e Kosovës?
Autori: Gazeta inFokus
08:35 | 23 Tetor 2018
Zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë kanë thënë se transformimi i FSK-së duhet të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe po ashtu duke i marrë parasysh shqetësimet e të gjitha komuniteteve në vend. Parlamenti javën e kaluar i ka miratuar në parim tri projektligjet për transformimin e FSK-së, të cilat i kanë kundërshtuar vetëm deputetët e Listës Serbe.
Bashkimi Evropian po kërkon që transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke marrë parasysh interesat e shqetësimet e të gjitha komuniteteve në vend dhe jo siç ka kaluar në leximin e parë në Kuvend pa pëlqimin e Listës Serbe.
Zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë deklaruar gazetës “Zëri” se mbështesin një proces gjithëpërfshirës, i cili çon në miratimin e legjislacionit për transformimin e FSK-së.
“BE-ja mbetet plotësisht e angazhuar për zhvillimin dhe për prosperitetin e Kosovës si pjesë integrale e agjendës së saj për Ballkanin Perëndimor. BE-ja ka kërkuar gjithmonë një proces gjithëpërfshirës që çon në miratimin e legjislacionit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke marrë parasysh interesat e shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe të gjithë partnerët, entitetet dhe organizatat relevante”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...






























