Lajme

BE’ja insiston për themelimin e Asociacionit: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese po keqinterpretohet

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 04 June 2021

Kanë mbetur edhe pak ditë para rinisjes së dialogut, përkatësisht takimit të parë të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë.

E në prag të takimit të parë mes dyshes Kurti – Vuçiq, është riaktualizuar tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri kosovar vlerëson se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

-Advertisement-

Ditë më parë në një deklarim para mediave, Kurti tha se për asociacionin ekziston edhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese që e sqaron.

Ndërkohë nga BE në një përgjigje për T7 kanë thënë se, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 lidhur me Asociacionin, vazhdimisht po interpretohet keq.

Brukseli Zyrtar pret që Qeveria e Kosovës të propozojë një rrugë për të zbatuar marrëveshjen.

Ata që përcjellin dialogun për vite, vlerësojnë se pala kosovare në raport me asociacionin ka dy mundësi që mund të ndjek.

Pala serbe vazhdojnë të këmbëngulin se Prishtina duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.

Madje presidenti serb Aleksandër Vucic, ditëve të fundit ka kërkuar që Kurti tëmos shkojë në takim me të, nëse s’diskutohet çështja e formimit të asociacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera