Lajme

“Do bëj kërdinë me sharrë elektrike!” 30-vjeçari shqiptar i bëhet ferr ish-it 58 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 28 January 2018

Një shqiptar 30-vjeçar u arrestua nga policia italiane për përndjekje, pasi kishte kërcënuar me vdekje, ish partneretn e tij 58-vjeçare, “fajtore” vetëm se i kishte dhënë fund raportit mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Itali, ku shqiptari e ka kërcënuar ish-të dashurën italiane, duke tentuar edhe t’i thyejë derën e banesës së saj. Gruaja kishte bërë edhe në të shkuarën denoncime ndaj shqiptarit. Por këtë radhë ai u arrestua ën flagrancë për përndjekje.

Historia mes tyre kishte nisur në nëntor, ku për shkak të diferencës së madhe në moshë, fillimisht raporti mes tyre ishte vetëm miqësor. Gruaja, e divorcuar, pranoi të ‘strehojë’ 30-vjeçarin, dhe më tej raporti i tyre u kthye në bashkëjetesë. Nga kjo ditë, jeta e gruas, sic ajo ka denoncuar, u shndërrua në një ferr të vërtetë, mes dhunës dhe kërcënimeve.

-Advertisement-

Për këtë arsye, pas një muaji, gruaja italianemvendosi ta lë me qira apartamentin ku jetoi me shqiptarin, dhe të transferohet për të jetuar me vajzën dhe djalin e saj.

Por 30-vjeçari shqiptar e kërcënoi disa herë në vendin e punës dhe në shtëpinë e re që ajo mori, duke bërtitur me të madhe: Do të bëj kërdinë me një sharrë elektrike”.

Episodi i fundit ndodhi mëngjesin e së premtes, kur për të disatën herë, ai u shfaq jashtë shtëpisë, aty ku edhe u arrestua pas njoftimit që 58-vjeçarja ialiane bëri në polici.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera