Lajme

Behxhet Pacolli raporton se sot është pozitiv, por jo nga Covidi

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 18 January 2022

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe njëherësh deputeti i kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka befasuar të gjithë me një postim në facebook mëngjesin e së martës, shkruan Gazeta inFokus.

Pacolli ka shkruar se sot është pozitiv, por jo sa i përket testit për ‘Covid-19’, por për disponim të mirë.

“Pershendetje…sot jemi pozitiv…por jo persa i perket testit per Covid por për disponueshmërisë”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Përveç disponimit të mirë të Pacollit, ajo se çka vërehet në postimin e tij, janë edhe gabimet e shumta drejtshkrimore.

Ky status i ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës ka ardhur pasi në vendin tonë janë rritur rastet me Covid-19./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera