Lajme

Behxhet Pacolli e vlerëson lartë programin e Xhafer Tahiri për zhvillim ekonomik të Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 30 September 2021

Në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme nga lider të mëdhenjë, sot Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri e ka vizituar Kryetari i AKR-së dhe ish Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli i cili e ka vlerësuar lartë programin Tahirit për zhvillimin ekonomik dhe atë të zhvillimit e mbështetjes së bujqësisë në Vushtrri.

Mes tjerash, LDK dhe AKR janë së bashku në koalicion në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Postimi i plotë i Tahirit:

-Advertisement-

Sot na nderoi me vizitë në Vushtrri, Kryetari i AKR-së, ish Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli

Si njeri tepër i sukseshëm në projekte zhvillimore, z. Pcolli e vlerësoi lartë programin tonë ekonomik dhe atë të zhvillimit e mbështetjes së bujqësisë në Vushtrri.

Partneriteti ynë me AKR është në interes të qytetarëve të Vushtrrisë.

Ndryshimin e bëjmë bashkë me qytetarët e Vushtrrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera