Sport

Behxhet Pacolli e pret në shtëpinë e tij Haxhi Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 15 October 2020

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, e ka pritur në shtëpinë e tij kampionin e botes në boks për kategori gjysmë të renda, Haxhi Krasniqin, shkruan Gazeta inFokus.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook e ka uruar personalisht boksierin nga Juniku për shpalljen kampion bote.

“Kampionin e botës në boks, Haxhi Krasniqin pata kënaqësinë ta kem mysafir dhe personalisht ta uroj për suksesin e madh, që na bëri krenar të gjithëve. #krenari”, ka shkruar i pari i AKR-së.

-Advertisement-

Haxhi Krasniqi sot gjatë ditës ka mbajtur një konferencë për media, si dhe ka vizituar Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz me tituj e fituar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera