Lajme

Behgjet Pacolli: I dënoj deklaratat ultra nacionaliste nga klubi Crvena Zvezda

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 09 October 2019

Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk duhet të jetë mjet për shpërndarjen e urrejtjes, shkruan gazeta inFokus.

“I dënoj deklaratat ultra nacionaliste sot nga klubi serb i futbollit Crvena Zvezda. Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit” shkruan Pacolli.

Ai gjithashtu tha se ekipet e Serbisë nuk mund të luajnë në Kosovë  nëse nuk i respektojnë rregullat dhe ligjet e kësaj të fundit si dhe duhet t’i japin fund provokimeve.

-Advertisement-

“Ekipet serbe të futbollit nuk mund të luajnë në Kosovë pa respektuar rregullat dhe ligjet e Kosovës, përfshirë lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës. Serbia dhe klubet e saj të sponsorizuara duhet të ndalojnë ultra-nacionalizmin si një mjet kundër Kosovës dhe t’i japin fund provokimeve” shtoi Pacolli./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera