Sport

Bëhuni gati për të shikuar futboll vendor, ja sa xhiro do të zhvillohen brenda tri jave në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 14 September 2020

Elita e futbollit kosovar pritet ta filloj sezonin e ri 2020/2021 të shtunën e 19 shtatorit, shkruan Gazeta inFokus.

Fillimisht FFK-ja kishte përcaktuar 12 shtatorin si datë të nisjes së kampionatit të ri, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Qeveria e Kosovës akoma nuk e ka shfuqizuar vendimin ku pezullon të gjitha aktivitetet sportive.

Gazeta inFokus nga burimet e saja mëson ekskluzivisht se 5 xhirot e para të Superligës do të zhvillohen brenda tri javëve.

-Advertisement-

Duelet e para pritet të luhen të shtunën, të dielën dhe të hënë, pra 19,20 dhe 21 shtator.

Gazeta inFokus po ashtu mëson se një xhiro do të zhvillohet brenda tri ditëve, pra të premten një ndeshje të shtunën tri dhe të dielën një, si dhe gjatë mes javës marte-mërkure-enjten.

5 xhirot e para pritet të zhvillohet deri me 5 tetor, pra nga dy xhiro brenda një jave.

Vendimin për fillimin e edicionit të ri të Superligës pritet ta merr kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, brenda kësaj jave.

Ndeshjet e elitës së futbollit kosovar këtë vit do të transmetohen në Artmotion/Klan Kosova./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera