Lajme

Bëhuni gati për ditët e ftohta: Ja kur do bie temperatura në -1 gradë

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 19 November 2021

Prishtina Weather ka njoftuar se të dielën në mëngjes do të ketë mot të ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

Në njoftimin e tyre thuhet se temperatura minimale do të zbres në -1 gradë Celsius, teksa ato minimale gjatë fundjavës do të arrijnë deri në 14 gradë celsius.

Fundjava me kthjellime. Të dielen në mëngjes ngrica e mjegull. Javën e ardhshme priten reshje shiu.

-Advertisement-

19.11.2021 – Moti i qëndrueshëm mbetet edhe ditëve të fundjavës, ku të dielen do të ketë më shumë diell, por orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull dhe ngrica.

Nga dita e hënë do të ketë shtim të vransirave, si dhe priten edhe reshje shiu kohëpaskohe, që vazhdojnë edhe ditën e martë. Në vise të larta malore ka gjasa të ketë reshje dëbore. Të reshurat deri të martën mbrëma pushojnë.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, ditën e shtunë indeksi do të jetë edhe në vlera të pranueshme.

20.11 – Paradite me vransira, e gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

21.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, vende-vende edhe ngrica.

22.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite e në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

23.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

24.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale të dielen zbresin edhe në -1C, e më pas shënojnë rritje deri në 5C e 7C. Temperaturat maksimale në fundjavë në rritje deri në 13C e 14C, e më pas në rënie deri në 8C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, nga dita e diel nga krahu jugor 2-5m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera