Sport

Behrami me vendim për të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 04 July 2018

Suedia eliminoi nga Botërori Zvicrën e shqiptarëve. Valon Behrami me origjinë kosovare në këtë ndeshje pati nderin që të mbante shirit e kapitenit.

Më përpara Behrami ishte shprehur se do të largohej nga Kombëtarja zvicerane pas përfundimit të Botërorit, por pas eliminimit ai ka marrë një tjetër vendim.

Mesfushori në një deklaratë për mediat pas përfundimit të ndeshjes bëri me dije se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja zvicerane.

-Advertisement-

“Si sportist jam shumë i zhgënjyer nga eliminimi, por vazhdoj të jem krenar. Dal nga ky Botëror me kokën lart. Suedezët na kanë treguar se kemi limitet tona. Por këtë unë e interpretoj si një objektiv të ri për t’u arritur. A do largohem? Jo, unë dua të vazhdoj. Unë kam ende motivim të madh në mendjen time, shpresoj që kështu të jetë edhe fizikisht. Pse ndryshova mendje? Në ditët e fundit u ndjeva mirë këtu në ekip. Ndjej se mund t’i jap përsëri kësaj skuadre. Dështimet në Botëror? Tani jam bërë si tip eksperti”, deklaroi duke qeshur mesfushori 33-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera