Sport

Behgjet Pacolli uron Llapin për triumfin në Kupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 14 May 2021

Llapi ka arritur të shpallen kampion në Kupën e Kosovës për herë të parë në histori të klubit, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët mposhtën Dukagjinin e Klinës në finale pas ekzekutimit të penalltive.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

-Advertisement-

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka uruar klubin si dhe ka kritiuar institucionet shtetërore për organizimin.

“Mendoj, se fitimi i Kupës së Kosovës në futboll nga K.F. Llapi, kaloj sikur nje ngjarje e parëndësishme nga politika dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kupa e Kosovës në futboll është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive, sepse përfaqëson të gjitha nivelet e futbollit në rang nacional. Prandaj, dua të uroj nga zemra K.F. Llapin dhe tërë qytetarët llapjan për fitimin e Kupës së Kosovës në futboll. Uroj, që K.F. Llapi të na gëzoj edhe në garat Evropiane. Urime”, ka shkruar Pacolli.

Vlenë të cekët se pas kësaj fitore Llapi do të luaj në garat evropiane./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera