Lajme

Behgjet Pacolli tregon arsyen e vetme pse poston shpesh në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 17 June 2021

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar arsyen pse ai është aktiv në rrjete sociale.

Pacolli njihet si një personazh shumë i famshëm në Facebook dhe postimet e tij zakonisht marrin shumë komente dhe reagime. Ai shpesh replikon me ndjekësit të cilët i komentojnë. Por kjo ka edhe anët e veta negative. Njëherë Pacolli ishte ankuar se po ofendohej nga disa përdorues megjithatë ai sot ka treguar pse është aq aktiv.

“E vetmja arsye që jam aktiv në rrjetet sociale është të tregoj vlerësimin tim për të giithë ju ndjekës. Për mua, mirënjohja është një domosdoshmëri në jetë!”, ka thënë ai në një postim po në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera