Lajme

Behgjet Pacolli reagon pas rezultatit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 14 November 2021

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë, ku doli fitues Përparim Rama i LDK’së, raporton Express.

Ai e ka uruar Ramën për fitoren, derisa ka shtuar se do të mbështesin të gjitha projektet e tij që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.

“Uroj kryetarin e ri të Prishtinës, arkitektin Perparim Rama. Ne do të mbështesim të gjitha projektet tuaja që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës. Urime👌👏”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera