Lajme

Behgjet Pacolli ndan 1 milion euro për tragjedinë në Shqipëri dhe shprehet i gatshëm t’i strehojë qindra familje shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 28 November 2019

Biznesmeni, njëherit zv.kryeministër në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me vëllezërit e tij i kanë ndarë 1 milion euro për t’i ndihmuar banorët e prekur nga tërmetet në Shqipëri.

Po ashtu, përmes një shkrimi në facebook, Pacolli, është shprehur i gatshëm që t’i strehojë, edhe qindra familje nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera