Lajme

Behgjet Pacolli me disa fjalë për fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 12 October 2022

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e mbajtur sot për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se sot Rama ishte përsëri zëri i Kosovës.

“Sot Edi Rama ishte përsëri zëri i Kosovës! Pas fjalimit të tij në Këshill të sigurimit të OKB-së, sot në Këshill të Evropës. Jam i impresionuar dhe krenar për fjalimin që mbajti dhe ku i kërkoi botës të tregonte se ku ndodhen këto të ashtuquajtura organe? Ku edhe një herë theksoi se UÇK-ja ishte në anën e popullit dhe një lëvizje për liri, dhe jo terroriste. Janë veprime si këto që kanë shumë domethënie për Kosovën dhe për të cilat ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Faleminderit edhe një herë Kryeministër Rama”, shkroi Pacolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera