Lajme

Behgjet Pacolli ka një lajm të keq për LDK-në: Këtu ndahet rrugët tona!

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 28 June 2017

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të ketë kontrabandim të deputeteve që do ta votojnë kandidatin për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.

“Sot, si AKR kemi një kompaktësi, mirëpo unë nuk mund të garantoj as për fëmijët e mijë”, tha ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, raporton Gazeta Blic.

Pacolli ka thënë se AKR nuk do ta mbështes Ramush Haradinajn për kryeministër.

-Advertisement-

Ai tha se nëse do të shkohet në zgjedhje të reja, atëherë AKR nuk e ka të sigurt nëse do të hyjë në koalicion parazgjedhor me LDK-në.

“Ne, mund të garojmë edhe të vetëm”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera