Lajme

Behgjet Pacolli ka disa fjalë pas gjithë asaj që ndodhi dje në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 03 April 2021

Pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, ka reaguar deputeti dhe Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK’së, pjesë e të cilit është edhe ai, ishte pothuajse unik për zgjidhje konstruktive, por se në fund filloi seanca tjetër, në të cilën u verifikuan divergjenca të mëdha.

Sipas Pacollit, mbetet e paqartë se kur do të ketë një seancë për Presidentin.

-Advertisement-

“Grupi parlamentar i LDK-së (anëtar i të cilit edhe unë jam) ishte pothuajse unik për zgjidhje konstruktive. Në fund të ditës, në vend të seancës për zgjedhjen e Presidentit, filloj një seancë tjetër (për Reformën Zgjedhore) në të cilën u verifikuan divergjenca te mëdha. Mbetet e paqartë se kur do të ketë një seancë për Presidentin(ten). Shpresojmë të kapërcejmë divergjencat dhe të krijojmë institucionet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera