Lajme

Behgjet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit: Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 30 November 2021

Deputetja e Kosovës dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi të hënën ka njoftuar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.

Në njoftimin në rrjetet sociale, mijëra qytetarë, figura publike e kolegë të deputetes i kanë dhënë mbështetjen për ta përballuar sëmundjen.

Matoshit i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

-Advertisement-

Pacolli i ka shkruar Matoshit se është në dispozicionin e saj nëse ajo konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqetëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se, Adriana Matoshi të hënën ka njoftuar se i është rikthyer tumori dhe se të mërkurën do t’i nënshtrohet një operimi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera