Lajme

Behgjet Pacolli falënderon sërish Xhamajkën edhe pas demantimit të “njohjes”

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 21 February 2020

Ish- ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Twitter para pak minutash ka falënderuar Xhamajkën edhe pas deklaratës së ministres së Jashtme Kamina Smith, se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës

“Faleminderit Xhamajka në çdo rast, faleminderit ministre Kamina Smith, faleminderit SHBA, kongresisti Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të mbesin gjithmonë miq të besueshëm të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë që mbrëmë Presidenti Thaçi njoftoi për “njohjen” e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës, ndërkaq sot ministra e Jashtme Kamina Smith, përmes një tweeti në postimin e Thaçit ka thënë se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera