Lajme

Behgjet Pacolli e zbulon arsyen e fortë që pavarësisht pasurisë, nuk e lë të heq dorë nga politika

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 10 February 2021

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se arsyeja pse vazhdon të merret me politikë është sepse dëshiron të jap kontributin e tij për vendin, shkruan Gazeta Infokus.

Pacolli, i cili është edhe ndër politikanët më ta pasur në Kosovë, ka deklaruar se pavarësisht pasurisë e ndjen si obligim të punojë për vendin.

“Do të ishte shumë logjike që edhe një njeri i tillë të bëjë atë që pjesa dërmuese e Kosovës e ka bërë, njëfar mënyrë çdokush në Kosovë ka dhënë kontributin e vet, pa marrë parasysh moshën, gjininë, nivelin social apo kohën kur e ka dhënë kontributin e vet”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Fokusin Zgjedhor.

-Advertisement-

I pari i AKR’së, tregoi se ka dashur të dëshmoi vetën pasi në kohën e luftës e ka pasur të pamundur të jetë në Kosovë.

“Unë nuk kam pasur mundësi që të jëm i involvuar në luftë kundër okupatorit në atë kohë edhe pse vëllau im ka qenë në UÇK, që nga paraqitja e UÇK’së në publik dhe deri në ditën kur Kosovës është çliruar. Atë ditë vëllau im ka lënë armët ka lënë uniformën në shtëpi dhe iu ka kthyer jetës normale, dhe punës së përditshme. Do të ishte për mua një mangësi shumë e madhe po mos të vija menjëherë pasluftës dhe aty ku ishin ditët e mia të dëshmohen se edhe unë jam njëfar heroi i Kosovës, t’ia jap atë që kam mundur dhe ti them se unë kam bërë për Kosovën”, është shprehur ai.

Pacolli shtoi se edhe nëse do të ishtë kthyer koha pas, prap do ta bënte të njëjtën gjë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera